Sergio Ramos nuk pajtohet me Cristiano Ronaldon dhe mendimin e tij se Real Madridit i mungojnë lojtarët që u larguan nga Bernabeu gjatë afatit kalimtar veror.
Reali largoi Pepen, Moratan, Jamesin dhe të tjerë lojtarë që ndihmuan në sezonin historik.
Ishte Ronaldo ai që adresoi mungesën e lojtarëve të sezonit të kaluar, por Ramos mendon se portugezi e ka gabim.
“Unë nuk pajtohem me Cristianon. Mendoj se është mendim tendencioz”.
“Kur ne fituam dy Superkupat e Evropës dhe Superkupën e Spanjës askujt nuk i mungoi askush”.
“Unë do të përmendja më shumë lëndimet. Ekipi është më i fortë dhe mbi të gjitha jemi të bashkuar. Nuk na mungon askush. Asnjëri”.
“Skuadra ka ndryshuar, natyrisht, por dikush kontribuon në një rol, e të tjerët në ndonjë rol tjetër”, theksoi Ramos.
Më pas ai shtoi se nuk i intereson nëse Ronaldo shënon gola apo jo, pai që ai kënaqet me fitoret. /Telegrafi/