Telegrafi

Ramos: Ronaldo dhe unë kemi mendime të ndryshme, në drejtim të njëjtë

BILBAO, SPAIN - DECEMBER 02: Sergio Ramos of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between Athletic Club and Real Madrid at Estadio de San Mames on December 2, 2017 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon.

Kapiteni i klubit mbretëror shpesh herë ka dalë publikisht me mendime të ndryshme nga Crsitiano Ronaldo.

Dhe, në një intervsitë për TVE, Ramos potencoi se ai mund të ketë mendime të ndryshme me Ronaldon, por ata ja duan të mirën klubit.

“Asgjë nuk ka ndodhur mes meje e tij”.

“Gjithmonë ka pasur miqësi të madhe mes nesh. Ne kemi personalitete e mendime të ndryshme, por ne shkojmë në të njëjtin drejtim”, theksoi Ramos.

Ai foli edhe për situatën e Realit në këtë fillim të sezonti dhe pranoi se nuk ka shkuar mirë siç ai ka shpresuar.

“Një barazim këtu shihet si krizë. Ne duhet të mbesim të qetë, të kemi besim dhe të shkojmë synim pas synimi”.

“Mund të mos jetë fillimi më i mirë i sezonit, por ne jemi ende aty pari dhe do të luftojmë për secilin titull. Unë u jap fjalën tifozëve se ne do të tregojmë fytyrën e vërtetë deri në vdekje e deri në fund”.

“Shpresojmë të kthehemi me një trofe nga Kupa e Botës për Klube sepse do të thoshte mirë për grupin në aspektin e motivimit”.

“Do të na bënte shumë mirë para El Clasicos”, përfundoi mbrojtësi.

Real Madridi ka 28 pikë në vendin e katërt në La liga, tetë pikë më pak se Barcelona që kryeson tabelën e La Ligas. /Telegrafi/