Telegrafi

Ramos: Reali ekip tjetër me Ronaldon

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se Real Madridi është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga Cristiano Ronaldo dhe se ekipi po bëhet më i mirë me të.

Portugezi ka realizuar hettrik në fitoren prej 3-0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Ramos ka komplimentuar punën e bashkëlojtarit të tij.

“Ai është dashur që t’i nënshtrohej testeve të dopingut kështu që nuk kemi parë fare pas ndeshjes”.

“Natyrisht kur Cristiano është në formë të mirë Real Madridi nxjerr më të mirën prej tij, unë dua ta përgëzoj atë sepse ai është unik”.

“Kur ai është në formë të lartë ne jemi ekip tjetër”.

“Ne kemi pasur një ndeshje pa gabime në të cilin objektivi nuk ishte vetëm që të sulmojmë. Fakti që nuk pranuam gol ishte po ashtu i rëndësishëm”.

“Zëvëndësimet janë bërë për të mbajtur presionin e lartë dhe u shpaguan. Një prej atyre ndeshjeve ku gjithçka shkoi perfekt”.

“Ne kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm por nuk bën që të zbrapsemi. Ne duhet të jemi të qetë dhe të fitojmë edhe ndeshjen e dytë”, deklaroi Ramos. /Telegrafi/