Telegrafi

Ramos: Real Madridi mund ta zgjidh të ardhmen time brenda pesë minutash

Sergio Ramos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sergio Ramos ka insistuar se Real Madridi mund ta zgjidh të ardhmen e tij brenda pesë minutash dhe t’u jap fund spekulimeve të mediave.

Sipas asaj që u raportua nga ABC më herët në këtë vit, kapiteni i Los Blancos kishte bisedimin me klubin për ta zgjatur kontratën edhe për 12 muaj deri në vitin 2022.

Sidoqoftë, 33-vjeçari që iu bashkua skuadrës nga qyteti i Madridit prej Sevillës në vitin 2005 – nuk ka nënshkruar kontratë të re ende.

“Nuk ka një rast Ramos” ka thënë mbrojtësi spanjoll në një intervistë për Onda Cero Radio.

“Unë jam nën kontratë me Real Madridin dhe kam edhe një vit e gjysmë të mbetur në marrëveshje. Nëse ata duan ta zgjidhin të ardhmen time, mund ta bëjnë në pesë minuta”.

Lexo po ashtu Ramos: Do të luaja tenis nëse do të doja trofe individual

Reprezentuesi spanjoll ka bërë 41 paraqitje në sezonin e kaluar për klubin, gjersa ishte në mesin e lojtarëve që kishin një edicion zhgënjyes.

Kapiteni i madrilenëve ka shënuar 84 gola në 611 paraqitje gjatë qëndrimin 14 vjeçar, ndërsa ka 167 paraqitje për Stuhinë e Kuqe. /Telegrafi/