Sergio Ramos thotë se ai do t’i heshtë kritikët pas gabimeve të tij.
Ramos shkaktoi penaltinë e tij të katërt në 11 ndeshjet këtë sezon dhe mbrojtësi i Real Madridit premton se do t’i përmirësojë gabimet e tij.
“Në fund ata do të heshten, ashtu sikurse kanë qenë të heshtur për shumë vite”.
“Në fund të ditës, gabimet i ndodhin secilit”.
“Edhe Buffon që është këtu simbol në Itali, duartrokitet pas një gabimi. Ky është dallimi i madh. Në Spanjë ka xhelozi”.
“Unë duhet të ndryshoj qëndrimin tim në zonë. Ajo ndaj Italisë ishte penalti. Lehtë po i shkaktoj. Por, nuk do të fajësoj asnjëherë gjyqtarët”, deklaroi Ramos. /Telegrafi/