Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pranaur se Ronaldo është në formë të frikshme dhe meritoi duartrokitjet që i mori në stadiumin e Juventusit.
Ronaldo shënoi dy golat e parë në takimin e parë çerekfinal, ndërsa goli i dytë është komentuar shumë për shkak se portugezi e realizoi në mënyrë akrobatike.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë lojtari i parë që shënio në 10 ndeshje rresht në Ligën e Kampionëve.
“Ai është në formë të frikshme. Është në dorën tonë që të përfitojm prej tij dhe shpresojmë se ai do të vazhdojë kështu. Goli i tij ishte fantastik, por ne vlerësojmë punën kolektive”.
9 – Cristiano Ronaldo has scored more Champions League goals against Gianluigi Buffon than any other player (nine). Monster. pic.twitter.com/GqJTMaUsQd
— OptaJose (@OptaJose) April 3, 2018
“Ishte një gol fantastik. Ishte emocionuese të shoh atë goditje gërshërë ndërsa ai mori çmimin e mirënjohjes nga tifozët të cilët e kanë parë duke performuar në këto nivele për vite të tëra”.
“Ishte paraqitje e kompletuar. Ishte hap i rëndësishëm”.
“Por, llogaria nuk është mbyllur ende. Ne ishim në gjendje të shënojmë tri, por duhet që t’i vrasim gjasat në ndeshjen kthyese”, potencoi Ramos. /Telegrafi/