Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madridit, ka lavdëruar yllin e skuadrës Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së shkëlqyeshme në çerekfinalen e dytë ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo shënoi tre-golësh në fitoren 3 me 0 ndaj gjermanëve për të përmbysur rezultatin e parë, 2 me 0 në kuadër të Wolfsburgut.
“Ishte sensacionale, që nga minuta e parë deri te e fundit. Kur fansat janë prapa skuadrës, ata janë si lojtar shtesë. Skuadra luajti me shpirt. Gjithmonë e kam thënë, edhe kur nuk është më në formë, Ronaldo është vendimtar. Për ata që dyshonin në Ronaldon, ai tregoi sërish veten. Na duhet shumë”.
“Ka shumë njerëz që kanë menduar se nuk mund të përmbysnim rezultatin, por menaxhuam ritmin e ndeshjes shumë mirë”, ka thënë spanjolli që pati 83 pasime në lojë, më së shumti nga të gjithë lojtarët.