Sergio Ramos ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se duhet të fitojnë dhjetë ndeshjet e mbetura në La Liga, në mënyrë që të vënë në presion Barcelonën, që është aktualisht lider.
Pasi fituan 3-1 kundër Eibarit në shtëpi, Los Blancos kanë tani edhe dhjetë ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit.
Sidoqoftë, reprezentuesi i Spanjës beson se skuadra e tij duhet të fitojë dhjetë ndeshjet e mbetura dhe të pres gabimin e ekipit që udhëhiqet nga Quique Setien.
“Skuadra ka luajtur shumë mirë kundër Eibarit, dhe ne nuk mund të vazhdojë me një intensitet të lartë për 90 minuta”, ka thënë fillimisht Ramos.
“Kishim një lojë të mirë në pjesën e parë, pasi ishim 3-0 kur shkuam në pushim. Ne u kthyem në nivelin tonë, por kemi edhe 10 ndeshje të mbetura që duhet t’i fitojë patjetër, ato janë si finale”, ka shtuar më tej ai.
Real Madridi i duhet një gabim nga katalunasit, që të shtunën fituan 4-0 ndaj Mallorcas, mirëpo këta të fundit do të kenë një takim më 1 korrik me Atletico Madridin, aty ku mund të përcaktohet edhe titulli. /Telegrafi/