Sergio Ramos mund të thuhet se është mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit.
Jo vetëm si një lojtar që ka përcaktuar shumë ndeshje me ndërhyrjet e tij vendimtare, por edhe golat që ka shënuar në La Liga dhe jo vetëm.
Kapiteni i Real Madridit ishte në listën e realizatorëve në fitoren 3-1 ndaj Eibarit, derisa dy të tjerat i shënuan Toni Kroos e Marcelo.
Spanjolli e shfrytëzoi mjaftë mirë një asistim të Eden Hazardit, duke shënuar në portën kundërshtare, e që barazoi një rekord të vjetër.
Numri 4 i madrilenëve me këtë gol të shënuar sonte, ka arritur në kuotën e 67 golave në karrierën e tij në ligën spanjolle, duke barazuar rekordin e Ronald Koemanit.
Ramos ka lënë mbrapa vetës disa emra të mëdhenj, gjersa më poshtë mund të shikoni listën e plotë:
Sergio Ramos – 67 gola
Ronald Koeman – 67 gola
Fernando Hierro – 51 gola
Roberto Carlos – 46 gola
Aitor Larrazabal – 39 gola. /Telegrafi/