Telegrafi

Ramos në bisedime me Romën, Mourinho e ka telefonuar personalisht spanjollin

Sergio Ramos thuhet se është shumë afër që të kalojë te Roma.

Mbrojtësi spanjoll zyrtarizoi largimin nga Real Madridi pas 15 vitesh qëndrimi në Santiago Bernao.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali dhe Spanjë, Jose Mourinho e ka telefonuar personalisht Ramosin për ta bindur që të kalojë te Roma.

Giallorossët thuhet se do të lejojnë Chris Smallingun të largohet në drejtim të Evertonit, e mbrojtësi spanjoll të kalojë te Roma.

Nga 1 korriku, Ramos është i lirë të kalojë te çdo skuadër tjetër evropiane, pasi edhe kontrata i skadon zyrtarisht me Los Blancos.

Spanjolli mund të kalojë në radhët e skuadrës italiane, duke tentuar që së bashku me Mourinhon të fitojnë Serie A-në. /Telegrafi/