Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur pas ndeshjes së dytë ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.
Spanjolli ka thënë se Los Blancos janë në luftë për dy tituj dhe kjo është motiv për skuadrën.
“Kemi bërë mirë në ndeshjen e parë, por do e lëmë atë mënjanë dhe do shkojmë për fitore. Atmosfera në Calderon më motivon. Nuk ka dallime mes fansave të Atletit dhe Bayernit në stadium”.
“Kemi shanse të mëdha për të fituar dy trofe. E marr si avantazh kur vijmë në këtë pikë të sezonit sa herë që jemi në këtë situatë”.
“Lojtarët janë shumë të kënaqur me Zidanen dhe nuk është rastësi që gjërat po shkojnë mirë. Simeone ka krijuar një skuadër shumë konkurruese te Atletico, nuk do kalojmë lehtë”.
“Për mua, derbi i Madridit është ndryshe nga të tjerët. Për shkak të historisë dhe rivalitetit”.
“Kam kujtime të mirë ndaj Atleticos dhe jo vetëm Lisbona. Çdo lojë ka një rëndësi”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/