Telegrafi

Ramos mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Sergio Ramos nuk është ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen ndaj APOEL.

Lojtari nuk është ftuar për shkak të thyerjes së hundës ne ndeshjen kundër Atletico Madrid këtë të diel.

Pas mungesës ai ka bërë një koment për mungesën e tij.

“Për fanellën e Real Madridit do të gjakosesha edhe 1000 herë më shumë”, ka thënë ai.

Gjithashtu të dëmtuar së bashku me Ramosin janë edhe Keylor Navas dhe Gareth Bele.

Ndërkohë Mateo Kovacic është riaftësuar, por nuk është grumbulluar për këtë takim.

Real Madridi është në kërkim të pozitës së parë, pasi aktualisht është i dyti nën Tottenhamin. /Telegrafi/