Telegrafi

Ramos mendon vetëm për Realin

Ramos vitin e fundit është lidhur me një kalim në Milan, por thotë se ai dëshiron të qëndrojë me klubin mbretëror.

“Kjo është një gjë që tashmë krejtësisht është harruar. Synimi im ka qenë të siguroj të ardhmen dhe tashmë e kam bërë atë. Kam kontratë për tre vite të tjera dhe jam i lumtur këtu. Kur të vijë koha… do të diskutojmë”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/