Sergio Ramos beson se eliminimi i tyre Copa del Rey do t’i lejojë ata që të përqendrohen në ‘garat më të rëndësishme’ si La Liga dhe Liga e Kampionëve.
Zinedine Zidane ka thënë në fillim të muajit se ‘tripleta’ është ajo që të gjithë e donë’, por këto ëndrra kanë përfunduar pas humbjes me rezultat përfundimtar 4-3 ndaj Celta Vigo në Copa del Rey – një trofe që Madridi kanë tashmë tre vjet pa e fituar.
“Është një humbje e vështirë dhe ne jemi të trishtuar. Ne u përpoqëm, por nuk ia dolëm dhe ne gjithsesi duhet të jemi krenar për punën tonë”, ka thënë fillimisht Ramos për Radio Onda Cero.
“Është e vështirë që të eliminohesh, por është më mirë që kjo ka ndodhur tani se sa pas një muaj. Tani, ne duhet të lëvizim, të tregojnë të njëjtin qëndrim dhe të përmirësojmë gabimet tona”, përcjell Telegrafi.
“Liga e Kampionëve dhe La Liga mbeten garat më të rëndësishme që duhet të përqendrohemi”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/