Sergio Ramos ishte një dyshim i madh për përballjen me Sevillan pas një lëndimi në kyçin e këmbës gjatë fitores së Real Madridit në Superkupën e Spanjës të dielën.
Sidoqoftë, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Realit ka qenë në gjendje të kapërcejë dëmtimin që disa pritnin ta lë jashtë fushave atë për 10-15 ditë.
Pasi u kthye në Spanjë, Ramos u vendos për të punuar në mënyrë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kësaj fundjave dhe pas punës fizike dhe punës individuale, ai tani është përsëri me pjesën tjetër të grupit.
Në qoftë se nuk ka ndonjë pengesë në minutën e fundit, ai pritet të jetë titullar ndaj Sevillas të shtunën.
🔴⚽ EN DIRECTO: ¡Última sesión preparatoria antes de recibir al @SevillaFC! #RMLiga | #HalaMadrid https://t.co/Q8fpbiqIiF
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 17, 2020
Karim Benzema dhe Luka Jovic kanë kapërcyer gjithashtu shqetësimet e tyre dhe do të jenë në dispozicion.
Në këtë ndeshje do të mungojnë të lënduarit Eden Hazard dhe Marco Asensio dhe i pezulluari Federico Valverde. /Telegrafi/