Site icon Telegrafi

Ramos largohet në këtë verë nga Real Maridi

Sergio Ramos raportohet se përfundimisht do të largohet në këtë verë nga Real Madridi.

Mbrojtësi spanjoll është jashtë kontrate në fund të muajit qershor dhe nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Los Blancos që ta vazhdojë atë.

Kështu, sipas asaj që raporton gazetari Siro Lopez, Ramos ka vendosur t’i ndajë rrugët me klubin spanjoll.

Lexo po ashtu Sergio Ramos me postim emocional pasi u la jashtë listës së Spanjës për Euro 2020

Florentino Perez i kishte ofruar kapitenit një vit kontratë, mirëpo ky i fundit kishte kërkuar së paku dy sosh për të qëndruar.

Me marrëveshjen që tashmë thuhet se ka dështuar, Ramos do të jetë lojtar i lirë që të përzgjedh aventurën e re.

Ende nuk ka ndonjë destinacion të mundshëm për të, por nuk përjashtohet që ai të kalojë te Juventusi ose Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version