Telegrafi

Ramos: Kujt nuk i pëlqen loja jonë, le ta fikë TV-n

Duke iu përgjigjur Andres Iniestas, që tha se Reali luan futboll aspak tërheqës, Ramos ishte shumë i qartë: “Reali nuk po luan keq. Unë jam shumë i kënaqur me stilin tonë të lojës dhe atyre që nuk u pëlqen loja jonë, lirisht le ta fikin televizorin”.

“Kontrata ime? Kjo çështje nuk më intereson tani. Unë mendoj se si të luaj mirë. Unë jam shumë i lumtur në Madrid dhe nëse më thërrasin për të rinovuar kontratën, këtë do ta bëj symbyllur”, përfundoi Sergio Ramos. /Telegrafi/