Telegrafi

Ramos ka filluar të kërkojë për shtëpi në Paris, afër kalimit te PSG

Fotomontazh: Ramos me fanellën e PSG-së

Sergio Ramos është shumë afër të mbyllë kalimin e tij te Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi spanjoll u larguar nga Real Madridi para pak ditësh, derisa po kërkon tani skuadër të re.

Sipas asaj që raporton Foot Mercato, Ramos ka filluar të kërkojë shtëpi në Paris, pasi marrëveshja me klubin nga Ligue 1 është arritur.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga të dyja palët, mirëpo edhe më parë ishte bërë e ditur se spanjollin e preferon kalimin në kryeqytetin francez.

Kështu, në javën e ardhshme pritet që Ramos të kompletojë kalimin te PSG, derisa u largua nga Real Madridi pas më shumë se 15 vitesh. /Telegrafi/