Telegrafi

Ramos: Jam në ekstazë, ishte rrugëtim i mahnitshëm

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është shprehur shumë i lumtur për titullin e La Ligas, për të cilin ishte njëri prej lojtarëve vendimtarë.

“E gjithë puna e madhe përgjatë sezonit u shpagua. Ka qenë një rrugëtim i mahnitshëm në fitimin e dhjetë ndeshjeve të fundit”.

“Ka qenë një sezon i çuditshëm dhe e dinim kur rifilluam në qershor se duhej t’i fitonim të gjitha ndeshjet e mbetura.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“E dinim se kishte shumë pak hapësirë për gabime. Ky është titulli im i pestë i ligës me këtë klub dhe i 34 në total për Real Madridin, prandaj jam në ekstazë”, ka deklaruar Ramos për Movistar+.

Lexo po ashtu Real Madrid fiton nën regjinë e Karim Benzemas dhe shpallet kampion i Spanjës

Sa i përket trajnerit Zinedine Zidane, kapiteni është shprehur: “E ndiejmë mbështetjen e tij dhe besojmë në vizionin e tij. Shpresojmë të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë dhe shpresoj që njerëzit ta vlerësojnë punën e tij, sepse ai është unik. /Telegrafi/