Site icon Telegrafi

Ramos: Jam i lumtur për tre pikët

Sergio Ramos ka folur pas fitores së vuajtur ndaj Real Betisit.

Mbrojtësi spanjoll shënoi golin e fitoren me kokë në minutën e 81 dhe u bë hero i Reali në këtë sfidë të fituar me shumë vështirësi.

Lexo po ashtu Real Madridi i falet kapitenit Ramos, fitojnë ndaj Betisit dhe kapin kreun në La Liga (Video)

Edhe sipas Ramosit kjo ndeshje ishte shumë e vështirë dhe është shumë i lumtur për tre pikët e fituara.

“Betisi na i vështirësoi shumë punët, por në fund morëm tre pikë dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes.

“Në futboll ajo që ka rëndësi janë rezultatet, por ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi për tifozët që të shijojnë futbollin”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Real Madrid 2-1 Real Betis, nota e Durmishit dhe të tjerëve (Foto)

“Tifozët në Bernabeu janë pak të komplikuar, kërkojnë gjithmonë maksimumin”.

“Kur lojtarët dështojnë ata kërkojnë mbështetje”, përfundoi heroi i Realit. /Telegrafi/

Exit mobile version