Kapiteni i Real Madridit shënoi në finalen e ‘Decimas’ dhe ‘Undecimas’, në finalen e Kupës së Botës për klube dhe së fundmi në finalen e Super Kupës Evropiane për klube.
Sergio Ramos është treguar edhe një herë vendimtar në një finale për skuadrën e tij, Real Madridin.
Në Superkupën e Evropës për klube, kapiteni spanjoll ka shënuar golin e barazimit në kohën shtesë për t’i quar skuadrat në vazhdime.
Ashtu bëri edhe në finalen e Decimas, ku Ramos shënoi në minutën e 93-të për të ringjallur ‘Los Blancos’, të cilët në fund të fundit ngritën lart titullin.
Krahas këtyre dy momente magjike në historinë e Real Madridit, golat e tij në finalen e Botërorit të Klubeve dhe Undeciman në Milano vlejnë të përmenden.
Në të parën, kapiteni hapi rezultatin në triumfin 2-0 ndaj San Lorenzo me një tjetër gol të shënuar me kokë.
Përderisa në suksesin përfundimtar në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit, ai ishte gjithashtu lojtari i cili zhbllokoi rezultatin.
Ndryshe, Sergio Ramos, lirisht mund të quhet heroi i Realit dhe njeriu i finaleve. /Telegrafi/
http://www.realmadrid.com/en/news/2016/08/sergio-ramos-a-goalscorer-in-four-finals