Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur para ndeshjes ndaj Borussia Dortmund në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli për ndeshjen ndaj BVB-së ka thënë se Los Blancos ka thënë duan vetëm fitore pasi dëshirojnë vendin e parë në grup, por kapiteni nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve rreth hetimeve që janë duke u bërë ndaj disa lojtarëve të Realit për evazion fiskal.
“Është një temë delikate. Besoj në sistemin ligjor dhe gjykatat. Askush më mirë se ata nuk mund të merr vendime”.
“Në nivelin personal jam shumë i qetë pasi të gjitha që i kam fituar janë të hapura në tavolinë”.
“Unë dhe Cristiano kemi folur shumë, por nuk kemi folur rreth taksave”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/