Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për Eden Hazardin, që pritet të kalojë te mbretërit, pasi mbrojtësi ka fjalë shumë të mira për belgun.
33-vjeçari foli sot në një konferencë për shty të organizuar në qendrën e stërvitjes të klubit, Valdebebas, ku tregoi se do të qëndrojë.
Hazard ka qenë i lidhur tash e një kohë me Real Madridin, dhe kapiteni e ka dhënë bekimin e tij për sulmuesin anësor.
“E konsideroj Eden Hazard si një lojtar me të vërtetë të dalluar”.
“Unë nuk i jap këshilla askujt, as nuk varet nga unë nëse transferohet apo jo”.
“Unë jam kapiten dhe ka departamente të tjera që merren me transferimet në klub “, ka thënë Ramos. /Telegrafi/