Telegrafi

CR7 dhe Ramos njihen si lojtarë të mirë me kokë, por ata dështuan te goli i Saul (Foto/Video)

Getty Images

Cristiano Ronaldo shkëlqeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në Santiago Bernabeu, mirëpo ai ishte i heshtur në ndeshjen kthyese në Vicente Calderon.

Derisa nuk arriti të ishte i rrezikshëm në fazën ofensive, ai dështoi t’i kryente detyrat e tij edhe në fazën e mbrojtjes. Kjo ka bërë që paraqitja e tij të vlerësohej me notë të ulët (6.5).

Ronaldo dhe Ramos dështuan për ta ndalur Saulin (Getty Images)

Një nga momentet e dështimit të CR7 ishte edhe çasti i golit të parë të Atleticos, i realizuar nga Saul Niguez.

Edhe portugezi edhe Sergio Ramos njihen si lojtarë të mirë me kokë, si kur është nevoja për të shënuar gol, ashtu edhe kur duhet ta mbrojnë portën e tyre.

Ramos e Ronaldo njihen si lojtarë të mirë me kokë, por jo në këtë rast (Getty Images)

Mirëpo, Saul u tregua më i fuqishëm se të dy këta lojtarë në momentin e shënimit të golit dhe ata nuk arritën ta ndalnin që ai të realizonte me kokë. /Telegrafi/