Telegrafi

Ramos: E kuptoj pse vërshëllehet Ronaldo

Sergio Ramos thotë se ai e kupton se pse tifozët e Real Madridit kanë vërshëllyer Cristiano Ronaldon, por ka sugjeruar portugezin të mos zemërohet dhe të shfrytëzojë kritikat për t’u përmirësuar.

Portugezi u vërshëllye nga tifozët e tij më shumë se një herë këtë sezon.

“Unë e kuptoj se njerëzit vërshëllejnë Cristianon. Ata më kanë vërshëllye rehde mua, kanë vërshëllyer edhe lojtarët tjerë të mëdhenj”.

“Gjithmonë ka arsye për këtë sjellje të tifozëve. Ju duhet të shikoni anën pozitive. Tifozët mendojnë se ju mund të bëni pak më shumë për ekipin dhe vërshëllimat e tyre mund të ndihmojnë në përmirësim”.

“Kurrë nuk do ta shisja Ronaldon, as për gjithë paratë e botës”, u deklarua Ramos. /Telegrafi/