Telegrafi

Ramos e kritikoi Ronaldon pas lajmit për largim: Kërko falje dhe ne do të jemi me ty

MADRID, SPAIN - MAY 27: Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF celebrates their trophy with teammate Sergio Ramos (R) at Cibeles Square a day after winning their 13th European Cup and UEFA Champions League Final on May 27, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Sergio Ramos ka vepruar menjëherë pas lajmit se Cristiano Ronaldo është duke e konsideruar largimin nga Real Madridi.

Askush nuk e kishte pritur që portugezi të hedh dyshime mbi të ardhmen e tij dhe atë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Ramos i ka dalë në mbrojtje Ronaldos pasi ka dëgjuar për komentet, por ia ka tërhequr paska veshin sipas Marca-s.

Cristiano Ronaldo e Sergio Ramos . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Nuk është e bukur ajo që ke bërë, nuk ishte momenti i duhur”.

“Prit, mos këmbëngul. Duhet ta bësh një hap prapa dhe ne do të ndihmojmë. Jemi me ty, por duhet të na ndihmosh edhe ti”, mësohet t’i ketë thënë Ramos portugezit.

Dyshja në sezonin e shkuar . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ronaldo deklaratat për largim i kishte bërë në zonën miks, por që pastaj tifozët shpërthyen me përkrahje ndaj tij.

Ramosi edhe një herë e ka treguar autoritetin e tij si kapiten dhe krahu i djathtë i presidentit, Florentino Perez. /Telegrafi/