Telegrafi

Ramos e këshilloi Ronaldon të bëjë hile ndaj Atleticos (Video)

Gjatë ditës së sotme është publikuar një video e derbit madrilen në Ligë të Kampionëve, ku zbulohet se si Sergio Ramos e këshilloi Cristiano Ronaldon të bëjë hile në gjysmëfinale.

Atletico Madrid e priti Real Madridin në Vincente Calderon në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku e fituan me rezultat 2-1, por nuk iu mjaftoi për kualifikim tutje.

Lexo po ashtu Përballja Torres – CR7, portugezi ia kthen vetëm me buzëqeshje (Video)

Megjithatë, në një video të re të publikuar në media shihet qartë tentimi i Sergio Ramosit të bëjë hile, duke tentuar ndëshkimin me të kuq të kapitenit të Atletico Madridit, Gabi, përcjell Telegrafi.

Kapiteni i Atleticos kishte bërë një sërë ndërhyrjesh, por ishte ndëshkuar vetëm me kartonë të verdhë, ndërsa Ramos tentoi të përgatit ndëshkimin me të kuq të tij.

Lexo po ashtu CR7 dhe Ramos njihen si lojtarë të mirë me kokë, por ata dështuan te goli i Saul (Foto/Video)

Në videon që po qarkullon në media shihet kapiteni i Realit duke i thënë Ronaldos të shtiret sikur Gabi e goditi me atë ne bërryl për t’i dhënë atij kartonin e dytë të verdhë, por pozitivja është që portugezi nuk pranoi këshillat dhe kërkesën e Ramosit.

Më poshtë mund të shihni videon, ku Ramos tenton ta bind Ronaldon që të shtiret. /Telegrafi/