Telegrafi

Ramos e ka fyer gjyqtarin anësor në ndeshjen Atletico – Real, pritet dënim i rëndë për spanjollin

Sergio Ramos mund të dënohet rëndë pas veprimit të turpshëm që ka bërë mbrëmë në derbin Atletico Madrid – Real Madrid.

Dy skuadrat nga qyteti i Madridit u ndanë në paqe, pasi ndeshje përfundoi pa gola, mirëpo mbrojtësi spanjoll mund ta pësojë keq.

Sipas mediave në Spanjë, kapiteni i Los Blancos e ka fyer gjyqtarin anësor të ndeshjes, por ende nuk është e qartë se çfarë bisede u zhvillua mes tyre.

Atletico Madrid vs Atletico Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Gjyqtari anësor nuk ndërmori asnjë vendim ndaj Ramosit, por mendohet se ai e ka fyer atë në baza racore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergio Ramos

Kujtojmë se në sezonin e kaluar Diego Costa e kishte sharë gjyqtarin e ndeshjes me nënë, andaj edhe ishte suspenduar për tetë ndeshje.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar me atë se  çfarë do të ndodhë me Sergio Ramosin, në vendimin që pritet të merret në javën e ardhshme. /Telegrafi/