Skuadra e Real Madridit shkaku i rezultateve të dobëta ka bërë që të ndërrohet shkarkohet Santiago Solari. Zinedine Zidane u kthye në vendin e suksesit, por shumë pranë rikthimit ishte edhe Jose Mourinho.
E përditshmja spanjolle, “Sport” raporton se një skenar ishte përgatitur që të ndalohet ardhja e portugezit në krye të shtabit teknik.
Në të vërtetë, kur presidenti i Real Madridit, Florentino Perez vendosi ta sillte Mourinhon, dy lojtarë vendosën veto kundër trajnerit që muaj më parë u shkarkua nga zyrtarët e Manchester Unitedit.
Në fakt, Sergio Ramos dhe Karim Benzema kanë “vënë veto”, sipas mediumit spanjoll, për kthimin e 56-vjeçarit.
Ata mendonin se kthimi i portugezit vetëm do të thellonte krizën, do të krijonte probleme të reja dhe në të njëjtën kohë nuk do të zgjidhte ato ekzistuese.
Ndryshe, Zidane është rikthye në krye të klubit me premtimin se do të bëhen investime të mëdha gjatë verës në klub. /Telegrafi/