Telegrafi

Ramos: Duam që Bernabeu të ndizet

Los Blancos do të ndeshen me Djajtë e Kuq të mërkurën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin madhështor të Madridit, Santiago Bernabeu.

“Kur tifozët e Bernabeut janë në formë, ka shumë pak stadiume në botë që mund t’i afrohen. Duam një Bernabeu të ndezur dhe të disponuar sepse kjo transmeton tek ne një ndjenjë që na ndihmon të shkojmë përpara”, ka thënë Ramos për Marca./Telegrafi/