Fitimi i finales së Kievit dhe i Ligës së Kampioneve, nuk ka kaluar mirë për Sergio Ramosin, pas kërcënimeve të shumta të marra në telefon dhe detyrimit të ndryshimit të numrit të telefonit.
Mbrojtësi i Real Madridit kishte ndërhyrë në sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, duke ia lënduar krahun.
Ai u desh të largohet nga fusha pas dëmtimit duke mos mundur ta luajë në pjesën e mbetur të ndeshjes, ku rezultati ishte 0-0.
Mediat egjiptiane e akuzuan shumë Ramosin duke e quajtur edhe ‘kasap’.
Në Egjipt ka nisur nënshkrimi i një peticioni online, ku shumë njerëz nënshkruan, ku i kërkohej UEFA-s dënimi i Ramosit.
Në anën tjetër sipas Cadena COPE, Ramos ka pranuar shumë thirrje kërcënuese në telefonin e tij.
Pas thirrjeve të mëdha si ka vendosur ta ndryshojë numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave.
Disa prej tyre ishin edhe kërcënim me vdekje. /Telegrafi/