Sergio Ramos edhe pse u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshje ndaj Barcelonës ai do të mungojë vetëm në një ndeshje.
Këtë vendim e ka marr komisioni i garave në federatën spanjolle.
Kapiteni i Los Blancos do të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas.
Ky dënim nuk do kalojë pa zhurmë, pasi lojtari edhe pas daljes nga loja kishte bërë gjeste.
Neymar kishte marrë dënim prej 3 ndeshjeve dhe mungoi në El Clasico që u fitua nga Barcelona me rezultat 3-2. /Telegrafi/