Telegrafi

Ramos: Barcelona është ekip, Reali ende jo

Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka harxhuar po thuajse çerek miliardi euro deri tash, derisa katalanasit ende nuk kanë nënshkruar me asnjë lojtar këtë verë.

“Në nivel individual dhe duke shikuar lojtarët, Reali është më kualitativ, por Barcelona ka epërsinë e të qenit ekip, dhe Real Madridi ende nuk është. Së pari duhet të shihet se çfarë do të ndodhë. Për momentin është koha t’i vendosim në përzierës dhe të shohim nëse kokteji është i mirë”, ka thënë Ramos.

Ish-trajneri i Sevillas dhe Tottenhamit, po ashtu ka thënë se ai është i befasuar me largimin e tij të shpejtë nga Real Madridi.