Telegrafi

Ramos: 10 ndeshjet e fundit janë ‘jetë a vdekje’

“Para nesh janë dhjetë ndeshje, dhjetë ndeshje për jetë ose vdekje, në të cilat duhet të bëjmë sa më pak gabime”.

“Nëse kampionati do të fitohet ose humbet në El Classico? Nuk e di, ka gjashtë ndeshje të tjera para përballjes me Barcelonën. Nuk e di nëse kjo ndeshje do të jetë vendimtare, por sigurisht se do të ketë një ndikim të madh në atë se kush do ta fitojë titullin”, ka thënë Ramos.

Real Madridi aktualisht është lider në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën dhe duket se gara deri në fund to jetë tepër e ashpër. /Telegrafi/