Site icon Telegrafi

Ramiz Lladrovci uron Sami Lushtakun për ditëlindje

Kryetari i Komunës së Drenasit, e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për ta uruar Sami Lushtakun për ditëlindje.

Ai ka thënë se përkundër që Lushtaku gjendet në rrethana të padrejta, ditëlindja e tij është festë e të gjithëve.

“Ti gjendesh në rrethana të padrejta, por ditelindja jote është edhe festa jonë. Urimet më të mira, miku im, shoku im i luftës dhe i paqes!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Sami Lushtaku ndodhet në vuajtje të dënimit nën akuzën për krime luftë.

Exit mobile version