Site icon Telegrafi

Ramiz Lladrovci pret në takim modelen Rreze Dautaj, vajzën që do të përfaqësojë Kosovën në “Miss World”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mirëpritur sot (e martë) në zyrën e tij bukuroshen Rreze Dautaj.

Kjo e fundit do të përfaqësojë Kosovën në garën e madhe të bukurisë “Miss World”, që këtë vit mbahet më 8 dhjetor në Sanya të Kinës.

Duke qenë se me prejardhje është nga Drenasi, kryetari Lladrovci ka menduar ta ftojë në zyrën e tij modelen shqiptare, për t’i dëshiruar suksese në garën për në të cilën ajo është nisur.

Rreze Dautaj

I pari i kësaj komune i ka ndarë edhe një mirënjohje bukuroshes në fjalë.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Lladrvoci ndau përshtypjet e takimit me modelen Rreze Dautaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, me kënaqësi kam pritur në takim, fituesen e garës në Kosovë për Miss world, Rreze Dautaj, vajza jonë nga komuna e Drenasit, e cila përfaqëson tërë bukurinë magjike të vajzave tona.

Presim që në Kinë, Rrezja të përfaqësoj sa më denjësisht bukurinë, në mesin e bukurosheve të botës. Edhe pse Rrezja me prindërit shqiptar, është e rritur në Suedi, kurrë nuk e harroi Kosovën dhe është krenare se është shqiptare nga Drenica.

Në emër të qytetarëve të Drenasit, ia dhashë mirënjohjen e cila shpreh respektin tonë për të, prezantimin e saj kudo që punon dhe angazhohet si vajzë krenare e Drenicës.

Krenar me Ty Rreze. Suksese! /Telegrafi/

Exit mobile version