Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
KQZ ka publikuar rezultatet e këtyre votave për kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit.
Ramiz Lladrovci nga PDK-ja ka marrë më së shumti vota – 219, pasuar nga Driton Ajazi DD – 148, Fejzi Kiqina i Lëvizjes Vetëvendosje – 116.
Xhavit Drenori nga GPD ka marrë – 34 vota, Arta Ahmeti Xhylani AAK -23 dhe Anduena Gllareva LDK – 10 vota.
Drenasi do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor.
Për të parin e kësaj komune do të garojnë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi, pasi në raundin e parë asnjëri prej tyre nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme.
Kryetar i komunës në raundin e dytë shpallet kandidati që merr më së shumti vota. /Telegrafi/