Prandaj, drejtuesit e këtij klubi janë vënë në ‘sulm’ për ta gjetur pasardhësin e trajnerit gjilanas. Burime brenda klubit të Hajvalisë njoftojnë se në opsion janë 2-3 trajnerë, por Express mëson se njëri nga ta është pikërisht ish trajneri i Prishtinës e Ferronikelit.
“Kemi biseduar, mund të ketë diçka. Tash për tash nuk mund të them as po as jo, se a do të jem trajner i Hajvalisë. Të shohim nesër”, është shprehur Krasniqi për Express.
Në shtatë xhirot e para, Hajvalia ka grumbulluar vetëm 5 pikë. Në gjendje të njëjtë e kishte marrë Krasniqi edhe Ferronikelin vjet, duke e bërë njërin prej ekipeve më stabile të Superligës, deri në momentin kur u largua, pa u mbyllur sezoni. /Express/Telegrafi/