Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi viziton prodhuesit kosovarë në Panairin e Parisit

Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka vizituar Panairin e Parisit, të cilin e sheh si mundësi të mirë për prodhuesit e Kosovës.

“Një vizitë ekspozuesve të Kosovës në Paris në Panairin e madh Sial.

Hapësira modeste, interesimi i duhur. Ekspozues të shumtë: Abi, Gllareva, Sole Kosova, Bibita, Frutomania dhe shumë të tjerë.

Një mundësi e mirë kjo për prodhuesit tonë, drejt fuqizimit, përfitimit nga MSA-ja, ndërtimit të kontakteve dhe prezantimit të vendit tonë”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version