Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi vazhdon të investojë në sport, por duke zvogëluar investimet shkaku i pandemisë

Biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi do të vazhdojë të jetë në përkrahje të sportit dhe kulturës.

Kelmendi prej vitesh është në përkrahje të sportit, por këtë gjë do ta vazhdojë edhe në vitin 2021, edhe pse do të zvogëlojë investimet shkaku i pandemisë.

Ka qenë vet afaristi pejan që nëpërmjet faqes së tij zyrtare ka dhënë këtë njoftim.

Së fundmi pronari i Elkos Group-ETC ka qenë investitor tek klubi i basketbollit Peja.

Kelmendi ka njoftuar se do të vazhdojë investimet, por duke i zvogëluar ato nga 10 deri në 20 përqind.

Miq të nderuar, ju njoftojë me qëndrimet e ‘ELKOS Group-ETC’ në lidhje me Financimet në Sport dhe Kulturë!

Duke…

Posted by Ramiz Kelmendi on Thursday, January 7, 2021

 

Njoftimi i plotë nga Ramiz Kelmendi:

Miq të nderuar, ju njoftojë me qëndrimet e ‘ELKOS Group-ETC’ në lidhje me Financimet në Sport dhe Kulturë!

Duke ruajtur traditën dhe duke parë nevojën e rëndësinë për suportim, Kompania ‘Elkos…’ bazuar në legjislacionin në fuqi për ndarjen e devidentes për sport dhe kulturë do jetë në një nivel të zvogëluar por do vazhdojë të mbështesë të njëjtit me ndonjë përqindje të zvogëluar (10 deri 20%), kjo për shkaqe të njohura pandemie globale, e që përfundimisht do dihet më datë 30.03.2021. Ndërsa, paramarrëveshjet mund të bëhen nga fundi i muajit Janar 2021. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version