Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi thotë se subvencionimet në bujqësi do të arrijnë në 150 milionë euro

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Ramiz Kelmendi, ka shpalosur në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës programin ekonomik të këtij koalicioni.

“Së pari, do të bëjmë funksionalizimin e arkave fiskale dhe pagesën e TVSH-së pas shitjes së produkteve. Po ashtu, do të bëjmë edhe formalizimin e punëtorëve dhe amnistimin e bizneseve të vogla. Pakoja Fiskale 2 është pako që do ta rilindë prodhimtarinë në Kosovë dhe e garanton rritjen ekonomike prej tetë për qind. Për të gjithë komponentët e prodhimit, dogana do të jetë zero”, ka thënë ai.

Kelmendi ka folur edhe për sektorin e bujqësisë dhe planin e koalicionit ku ai bën pjesë lidhur me këtë sektor. Ai ka shtuar se në këtë sektor do të ketë investime shumë milionëshe.

“Te sektori i bujqësisë do të bëhet zvogëlimi i TVSH-së nga 18 në tetë për qind për prodhimet e vendit. Do të bëjmë edhe rimbursimin e TVSH-së për strukturë të fermerëve, ku një pjesë shkon në Fondin Pensional te fermeri. Kemi paraparë subvencionim prej 150 milionë eurove në bujqësi, p.sh nëse bën një ari serë, e merr një ari serë nga shteti; nëse e blen një kafshë, një kafshë e merr falas”, ka shtuar ai.

Exit mobile version