Telegrafi

Ramiz Kelmendi pret në konak të tij liderët politik të Kosovës

Deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi, sot do t’i presë në takim liderët politik të Kosovës.

Ai ua ka bërë atyre ftesën që të takohen në vilën e tij në Rugovë.

Deri më tani ftesës së Kelmendit iu kanë përgjigjur kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe dy liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma.

Ftesës së Kelmendit deri mbrëmë vonë nuk i është përgjigjur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Mirëpo Haradinaj dhe Limaj kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë takim, nëse në të merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë Kelmendi ka thënë se presidenti Thaçi e ka derën e hapur që të jetë në konakun e tij. /KP/