Telegrafi

Ramiz Kelmendi nuk voton të martën në seancën për Demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk do të votojë nesër, në Kuvendin e Kosovës, për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kelmendi ka bërë të ditur se në seancën e Kuvendit, më 20 mars, për Demarkacionin, ai nuk do të marrë pjesë.

“Nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme, për arsye shëndetësore”, ka thënë Kelmendi në televizionin T7.

“Kam tretman shëndetësor, në kohën kur fillon seanca”, është shprehur ai.

Kelmendi ka thënë se shëndetin personal e konsideron më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Seanca për Demarkacionin nis në orën 16.