Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi sot ka vizituar Handikos-in në Pejë për të shpërndarë dhurata personave me aftësi të kufizuara, iniciativë kjo e dikurshme e drejtorit të RTV Dukagjinit, të ndjerit Riza Lluka.
Kelmendi me këtë rast tha se kjo është një arsye shtesë që puna e tij si zëvendëskryeministër fokusohet në zhvillimin ekonomik.
“Sot në vizitën tradicionale të fundvitit, tek ‘Handikos’ në Pejë në ndarjen e dhuratave për personat me aftësi të kufizuar. Sa shumë emocionale kur i gëzon mbi 70 pranues. Kjo është një nismë, iniciativë e dikurshme me drejtorin e RTV Dukagjini, të ndjerin Riza Lluka. Kjo është një arsye shtesë që puna ime në pozitën e zëvendëskryeministrit për zhvillim, të jetë edhe bazë që proceset e zhvillimit ekonomik dhe shtetndërtimit të shtyhen përpara me hapa më të shpejtë”, tha Kelmendi. /Telegrafi/