Site icon Telegrafi

Kelmendi: Këto janë zgjedhjet me mua si deputet, më mirë koalicion me AAK-në e Nismën sesa VV-në (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se zgjedhjet e sivjetme mund të jenë të fundit ku ai kandidon për deputet të Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Afaristi i mirënjohur, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka thënë se duhet rishikuar arsyet se pse ai është votuar më pak si kandidat në këto zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

“Ndoshta është mosha, ose kemi të bëjmë me ndëshkim të përgjithshëm, si pasojë e koalicionit që e kemi pasur më PDK-së. Ka mundësi që njerëzit po presim që të dalin figura të reja në parti”, ka shtuar Kelmendi, duke paralajmëruar në një mënyrë tërheqjen në të ardhmen e afërt nga politika.

Kelmendi shprehet se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni ndërmjet LDK-së, AAK-së e Nismës, duke shtuar se këto parti, pa PDK-në, i preferon më shumë se Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/

Exit mobile version