Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi: Kam pas ofertë konkrete nga AAK, por kësaj here nuk do të ngutem

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi e ka konfirmuar për Indeksonline takimin mes tij dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim Kelmendi ka thënë se ka pas ofertë nga AAK-ja që të kthehet përsëri në këtë parti, por kësaj here ai nuk do të nxitoj të marr vendim.

“Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar një takim pasi ka dëgjuar se kam dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës, ftesën për këtë takim unë e kam pranuar pasi që kam marr një vendim që të kem një bashkëpunim mes politikave. Kemi biseduar, kam pas oferta konkrete, por kësaj radhe do të numëroj deri në 10 që të mos bie në një vendim të nxituar emocional, pasi të kaloj numri 10 do vendosi nga do shkojë”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

Tutje, Kelmendi ka thënë së është politikan pa vija të kuqe dhe nuk do të aderojë diku ku nuk mund t’i realizoj qëllimet e tija.

“Nuk kam ndonjë vij të kuqe, nuk do aderoj diku ku nuk e gjej veten, por aty ku do i realizoj synimet e mija primare. Për mua nuk është e rëndësishme me qenë deputet i ndonjë partie, por qëllimi im është t’i realizoj synimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës sa më shpejtë”, ka thënë Kelmendi.

Exit mobile version