Sot, në emisionin “Komiteti Qendror” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin – zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për fillimet e tij në tregti, për t’u bërë më vonë njëri ndër shqiptarët më të pasur.
Ai ka thënë se me profesion ishte elektro-inxhinier dhe se punonte në një fabrikë në Pejë, ku mbante postin e drejtorit.
Pas largimit nga puna, nga sistemi serb, Kelmendi ka treguar se si i papunë fillimisht kishte shitur lëngje në tregun e Pejës dhe se nuk kishte as dyqan ku mund të zhvillonte punën e tij.
Shikojeni rrëfimin e biznesmenit që tani ka rrjetin më të madh të dyqaneve në Kosovë.