Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi flet për vendimin e Qeverisë ndaj produkteve të Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta rritur deri në 100 për qind taksën ndaj produkteve të Serbisë.

Kelmendi, në një bisedë telefonike me Insajderin, ka thënë se të gjithë akterët ekonomik duhet të punojnë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Vendimi i qeverisë është obligativ për të gjithë akterët ekonomik në brendi të Kosovës dhe duhet zbatuar. Prandaj edhe unë i ftoj të gjithë afaristët e Kosovës që jo vetëm ta zbatojnë sepse e kanë obligim, por edhe të punojnë për zbatimin e saj”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Kelmendi, i cili është edhe afarist dhe biznesmen i kompanive që importojnë produkte nga Serbia, nuk ka dashur të komentojë këtë vendim në rolin e afaristit.

“Çka mendoj unë si deputet është kështu, ndërsa çfarë mendoj si afarist atëherë kam njerëz përgjegjës të kompanisë time që mund të bisedojnë për këtë vendim”, ka thënë Kelmendi. “Unë e kam mbështet jo vetëm këtë vendim, por edhe vendimet që janë marrë në të kaluarën. Njerëzit e kanë obligim zbatimin e kësaj marrëveshjeje”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për ta rritur për 100 për qind taksën ndaj produkteve të Serbisë, nuk është vendim kundër tregtarëve të Kosovës që importojnë mallra nga Serbia.

Haradinaj, në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se “beson në mirëkuptimin e tregtarëve” për vendimin e qeverisë.

“Tani edhe tregtarët e mëdhenj edhe ne interes e kemi njeriun e Kosovës; konusmatorin dhe qytetarin e këtij vendi. Këto veprime që kemi marrë janë në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës. Besoj që na kuptojnë edhe tregtarët që kjo taksë ndaj Serbisë nuk është kundër tyre, por e kemi pas detyrim ta vendosim këtë taksë”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version