Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar tek pacientja në repartin kirurgjik të QKUK-së, rrjetën e nevojshme për intervenimin në shërimin e saj.
Përmes një statusi në Facebook, Kelmendi ka thënë se tashmë pritet që vetëm ekspertët mjekësor të kryejnë punën e tyre.
“Sot e dorëzuam tek pacientja në repartin kirurgjik të QKUK-së, rrjetën e nevojshme për intervenimin në shërimin e saj, për çfarë mbrëmë përkundër deklarimeve kundërthënëse të disa mediave në raportim të rastit, unë shpreha gatishmërinë që ta mbështesë.
Rrjeta e kërkuar në vlerë prej 1 mijë e 900 euro me disa dhurata për fundvit ju dorëzua pacientes në prani të familjarëve dhe dy deputetëve z.Danush Ademi dhe z.Veton Berisha.
Tani pres që ekspertët mjekësorë ta kryejnë detyrën e vet dhe pacientes i uroj shëndet”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/