Presidenti i ‘ELKOS Group-Etc’ dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, me rastin e Festës së Pashkéve u doli në mbështetje 150 familjeve në nevojë, duke dhuruar 150 pako ushqimore në Kishat Katolike të Pejës dhe Klinës e nga të cilat do të shpërndahen për familjet në nevojë..
Vlera e donacionit kap vlerën e rreth 3000 eurove ndërsa pakot përmbajnë produkte të konsumit të nevojshëm si: miell, vezë, sheqer, verë, oriz, biskota, puding, e produkte të tjera, që sado pak ta begatojnë tryezën festive.
Ky aksion humanitar, iniciativë e Kelmendit, tashmë është bërë tradicional.
Kelmendi me këtë rast ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët e besimit katolik, duke u dëshiruar shëndet, gëzim në familje dhe mbarësi.
Don Lorenc Sopi, i cili bëri edhe pranimin e këtij donacioni, ka falënderuar biznesmenin dhe deputetin Ramiz Kelmendi, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme, kontributin dhe kujdesin e tij. /Telegrafi/